Flet deputeti i PS, Rrahman Rraja: E vërteta e denoncimit, vajza ishte xheloze se im bir… (E PLOTË)

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Panorama, deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, mohon akuzat e ngritura nga ish nënkomisari i policisë në Fushë Krujë. Deputeti Rrahja shprehet se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilëson akuzat e bëra ndaj tij si sajesë. Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me stacionin e policisë së Fushë Krujës.

Deputeti socialist tregon se ka patur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka patur një lidhje dhe është ndarë. E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj edhe akuzave për përdhunim të bëra nga ish kryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rrahja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza. Sipas deputetit kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk ka patur  asnjë problematikë tjetër mes Policinë e Krujës dhe Ligjin. Rrahja mohon gjithashtu akuzat se në stacionin e policisë ai ka qenë bashkë me të vëllanë dhe persona të tjerë sic e akuzon ish nenkomisari i Stacionit të policisë Emiljano Nuhu.

INTERVISTA
Zoti Rraja, ju jeni akuzuar nga ish-nënkomisar i Stacionit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu se e keni kërcënuar në zyrën e tij. Keni një përgjigje ndaj kësaj akuze?

Ju faleminderit që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik.

Keni dijeni se ku ndodhet Emiljano Nuhu, në cilin vend?

Jo, nuk e di, s’kam ndonjë interes për të.

Djali juaj, Rexhep Rraja, ka pasur ndonjë precedent me ligjin që është paraqitur në Komisariat?
Djali ka pasur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën është ndarë pasi u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë dy ditë pasi ish-Kryeministri Berisha bëri postimin e tij në “Facebook”, duke thënë që familja e Rrahman Rrajës është familja më e respektuar në rrethin e Krujës dhe se me këto postime, duan t’i ulin dinjitetin dhe integritetin kësaj familjeje. Ajo ka deklaruar se problemet, që unë kam pasur, i kam zgjidhur me djalin dhe se nuk kam asnjë problem.

Djali nuk është thirrur ndonjëherë në Komisariat apo të ketë qenë për t’u arrestuar, pasi marrëdhënia e tij me vajzën ka qenë e zgjidhur mes tyre?
Vajza ka shkuar, ka bërë denoncim nga xhelozia pse djali im e la dhe shkoi me një të dashur tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në Komisariat, përmes deklaratës që ju thashë më sipër. /panorama/

Zjarr Tv Ad