Flet deputetja Luljeta Bozo: Sali Berishën e ka votuar populli, asnjë nuk e pengon dot të shkojë në Parlament…

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luljeta Bozo, inxhinierja dhe deputetja më e vjetër në moshë, që do të hapë seancën e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se ish-kryeministrin Sali Berisha, nuk mund ta pengojë askush të futet në Parlament.

Një një intervistë për Euronews Albania, Bozo është shprehur se Berishën e ka votuar populli.

“SHBA që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në Parlament, kjo varet nga dëshira e personit vetë. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në Parlament”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se, në 19 Maj 2021, ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, u shpallën persona “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njoftimi u bë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zjarr Tv Ad