Flet drejtoresha: Shkon në 300 numri i të helmuarve në Krujë/ Dyshohet se shkak për këtë helmim, është bërë bashkimi i kanalizimeve të ujërave të zeza me ato të ujit të pijshëm

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, u përhap lajmi për helmimin e disa qytetarëve në Krujë, si pasojë e konsumit të ujit të pijshëm, i cili ju ka dhënë simptoma të rënda për shëndetin. Në Krujë vazhdojnë të paraqiten në spital qytetarë të cilët janë helmuar nga uji i pijshëm. Lidhur me numrin e paraqitur deri më tani, ka folur edhe drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta.

Drejtoresha e Spitalit Yllka Sheta: Deri tani duke filluar nga dita e dielë, janë rreth 300 persona të cilët kanë ardhur për ekzaminim. Më së shumti janë të rritur, por mes tyre ka edhe fëmijë. Nuk kanë pasur probleme të rënda shëndetësore, janë probleme që zgjidhen në spital dhe janë dërguar në shtëpi. Të pakta janë rastet që kanë qëndruar shumë në spital. Shenjat janë dhimbje koke, dhimbje barku.

 

Ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se në qytet janë vetëm 2 depozita uji të pijshëm. Dyshohet se shkak për këtë helmim, është bërë bashkimi i kanalizimeve të ujërave të zeza me ato të ujit të pijshëm.

Zjarr Tv Ad