Flet Edi Rama: Shqipëria është në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, ka bërë me dije se Shqipëria renditet në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, duke ju referuar një videoje të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, Shqipëria renditet e para për sa i përket rimëkëmbjes së transportit ajror që nga vera e vitit të kaluar duke arritur në 107 fluturime në ditë.

Portugalia renditet në vend të dytë, Turqia në vend të tretë, Norvegjia në vend të katërt, Spanja në vend të pestë.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, ku tregohet se si Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Në një konferencë të mbajtur më 25 Prill, Kryeministri u shpreh se Aeroporti i Rinasit, ka rritjen më lartë të fluturimeve në Evropë.

Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e uljes së çmimeve dhe rritjes së investimeve.

Zjarr Tv Ad