Flet Fatmir Mediu: Nëse ne fitojmë zgjedhjet për 4 vjet do e anëtarësojmë Shqipërinë në BE

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatmir Mediu u ka bërë thirrje të rinjve, që të kenë pjesëmarrje më të madhe në politikë, sepse vetëm në këtë mënyrë, do të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Unë kam bindjen që me reforma të thella, me një qeverisje të drejtë, që buron nga vota e shqiptarëve, qeveris me shqiptarët, për interesin e shqiptarëve, padyshim brenda 4-vjeçarit të parë, do ta bëjmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian, falë reformave që kanë në radhë të parë interesin kombëtar si prioritet, interesin e Shqipërisë, luftën kundër krimit të organizuar”,është shprehur Mediu, gjatë një takimi me struktuart e partisë së tij në Laprakë.

Pra, Mediu u bën thirrje të gjithë të rinjve, që të kenë një pjesëmarrje më të madhe në politikë, sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë shqiptarët, do të kenë mundësi që të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre.

“Duhet patjetër që të angazhoheni në politikë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Politika është një marrëdhënie e domosdoshme në një shoqëri demokratike, për të vendosur dhe për të ndryshuar, dhe më mirë të jemi aktorë sesa të bëhemi spektatorë të jetës sonë. Ë nga ne do ta sodisë fatin e vet. Në qoftë se do ta sodisim do të jemi viktimë, të tjerët do të vendosin për ne. Në qoftë se do të debatojmë me njëri-tjetrin, do të angazhohemi në politikë, atëherë padyshim që do të kemi mundësi të vendosim për fatin tonë dhe për fatin e familjeve tona, të njerëzve tanë dhe të shoqërisë shqiptare. Prandaj unë jam i lumtur dhe e them me sinqeritet që shikoj Xhinon dhe shumë të rinj, të cilët bashkohen në rrugëtimin politik, për të bashkuar shqiptarët drejt Shqipërisë Europiane” – tha Mediu.

Mediu ka theksuar edhe nevojën e bashkimit të së djathtës, ku në këtë rast vlerësoi edhe rolin  dhe historinë e së djathtës.

“Historia e ka vendosur të djathtën në anën e duhur, atje ku ka qenë interesi ynë kombëtar dhe këtu duhet që Partia Demokratike, Partia Republikane dhe gjithë e djathta, t’i thërrasë kujtesës së vet historike. Historia e së djathtës ka filluar që në kohën e komunizmit, me të gjithë ata që u persekutuan nga sistemi komunist, me të gjithë ata që u shpronësuan nga sistemi komunist, me të gjithë ata që besuan në Zot në kohën e sistemit komunist, ata njerëz që me besimin në Zot, dinin të ndërtonin shpresë dhe besim te njerëzit, u sakrifikuan me qindra klerikë” – tha Mediu.

Zjarr Tv Ad