Flet fqinja e Nënës së Piro Dhimës: Jetonte vetëm, kishte 3 ditë që kishte humbur jetën…

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fqinja e Nënës së Piro Dhimës, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm pranë banesës së saj në Himarë ka folur për mediat. Ajo shprehet e se 75-vjeçarja Lefteri Dhima, kishte ndërruar jetë tre ditë më parë dhe është gjetur nga fqinjët sot.

“Kishte tre ditë. E kanë gjetur gjitonët. Sot e mësova, kishte tre ditë. Ajo jetonte vetëm, vetëm”, shprehet e moshuara.

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë u gjet e pajetë në banesën e saj në Himarë, pranë kazanëve të rakisë, ndërsa trupi i saj kishte nisur te dekompozohej. E moshuara jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Në vitin 2017 ajo kishte humbur edhe bashkëshortin, Viktorin. Lefteria kishte një marrëdhënie të trazuar me të birin.

Ndërkohë kjo foto e mëposhtme, tregon momentin kur ajo përqafon të birin, i cili kthehej nga Lojërat Olimpike, ku kishte fituar medaljen e artë në vitin 1992.

Zjarr Tv Ad