Flet infektologu: Kjo është periudha më e favorshme për përhapjen e Covid-19/ Ja si duhet të mbrohemi…

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministri i Shëndetësisë, infektologu kosovar, Izet Sadiku ka reaguar rreth situatës me pandeminë COVID-19, ku tregon hapat që duhen ndjekur gjatë kësaj periudhe.

Përems një postimi në Facebook, mjeku Sadiku ka thënë ndër të tjera, se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të sillemi të papërgjegjshëm, pasi sipas tij, tani po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi.

Postimi i plotë i Izet Sadikut: COVID19- si duhet ecur më tutje. Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.

Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm. Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :
paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt, lirimi i masave dhe qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.

Për këtë arsye duhet një angazhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë.

Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.

#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjenen.

Zjarr Tv Ad