Flet ministrja Gjonaj: Gati amnistia për të dënuarit, ja kur shkon në Kuvend

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ministrja e Drejtësisë tha se drafti i amnistisë është gati. Gjatë një deklarate për mediat Etilda Gjonaj bëri me dije se tashmë që një pjesë e opozitës është në Kuvend, amnistia për të dënuarit do të kalojë në Parlament.  ‘Drafti për amnistinë është gati dhe do të ridërgohet në Kuvend.

Për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, që miratohet me shumicë të cilësuar ka ngelur e pamiratuar. Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në parlament për miratim. Nga amnistia përfitojnë rreth 350 të dënuar. ‘, u shpreh Gjonaj.

Zjarr Tv Ad