Flet Mira Rakacolli: 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar, duhet të zbatohen masat me rigorozitet…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komiteti Teknik i Ekspertëve, është mbledhur ditën e sotme ku kanë folur për situatën ndaj pandemisë.

Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli, tha se 95% e të infektuarve janë të pavaksinuarit, teksa tha se edhe ata që kanë simtoma të rënda janë pikërisht ata që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

“95% e atyre që janë të infektuar janë të pavaksinuar. Ata që janë me forma të rënda janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Kjo tregon se situata është më e kontrolluar dhe i përgjigjet mirë niveli i masave që kemi në fuqi, problem është zbatimi i tyre. Mendimi është se situata mund të kontrollohet nëse masat që janë në fuqi zbatohen me rigorozitet”, tha Rakacolli.

Zjarr Tv Ad