Flet Mira Rakacolli: Rritja e infektimeve shqetësuese, nuk përjashtojmë shtrëngimin e masave…

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore, japin alarmin për përkeqësimin e  situatës nga qarkullimi i variantit “Delta”, nuk e përjashtojnë shtrëngimin e masave anticovid. Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli, e cilëson shqetësues faktin se ka pacientë me moshë të re të shtruar në Infektiv.

MIRA RAKACOLLI- KOMITETI TEKNIK I EKPERTEVE

 Situata ka pasur një tendencë përkeqësuese që ka ardhur nga qarkullimi masiv i variantit delta. Java e fundit e  ka treguar këtë tendencë. Është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital. Nëse do të ketë përkeqësime të tjera epidemiologjike, masat do të shkojnë në përputhje me situatën. Është ulur mosha e të shtruarve në spital kemi edhe  pacientë 20 vjecar.

 Aktualisht në spitalin Covid 1 janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa struktura Covid 3 është gati me 165 shtretër.

Duhet te mbushen kapacitetet e Covid 1 e pastaj kalojme tek Covid 3. Kemi gati Covid 3 me 165 shtretër dhe të plotësuar në staf, duhet të jetë gati në cdo moment. Pas 3 do te kemi në skenar hapje të Covid4.

Rakacolli thekson se është rritur interesi i të rinjve për t’u vaksinuar. Pak ditë më parë Komiteti Teknik vendosi me detyrim vaksinimin e studentëve, në të kundërt nuk do të futen në auditore, ose do të detyrohen të kryejnë testin aticovid në mënyrë të vazhdueshme.

Zjarr Tv Ad