Flet mjeku shqiptar në Spanjë rrëzon edhe ekspertët e Ramës: Maskat e bëra vetë nuk kanë asnjë vlerë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Corona*virusit, vijon të jetë prezent. Në një lidhje në emisionin “Opinion”, mjeku Kita Sallabanda tha se; në Spanjë maska është e detyrueshme që në muajin Prill.

Mjeku tha se nga përvoja e gripit stinor, ku maskat kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve, është këshilluar edhe me rastin Corona*virusit.

“Maskat sot në Spanjë, kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve me grip. Nga eksperienca e gripit, kemi sugjeruar përdorimin e maskës në rastin e Corona*virusit. Maskat kirurgjikale, durojnë deri në 7 orë. Maska me copë që nuk kanë filtër brenda, janë pa vlerë. Në Spanjë që në muajin Prill, maskat janë të detyrueshme”, u shpreh mjeku.

I pyetur nëse mbajtja e maskave ka ndikuar në uljen e infektimeve, Sallbanda, tha se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar në shifrat e larta, por pohoi se numri i të sëmurëve rëndë, nuk krahasohet me situatën e marsit apo prillit.

Zjarr Tv Ad