Flet Ogerta Manastirliu: Shmangni grumbullimet gjatë festave…

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Tiranë janë hapur gjashtë pika të testimit të shpejtë. E ndodhur në Qendrën Shëndetësore Nr.9, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur se; rezervimi për kryerjen e tyre, do të bëhet nga mjekët e familjes.

“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me rregjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore”,-u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu, u ka bërë thirrje qytetarëve, që  të shmangin grumbullimet në festat e fundvitit dhe të festojë brenda familjes tyre, për të kufizuar përhapjen e infektimit.

“Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës”, – kështu u shpreh Manastirliu.

Zjarr Tv Ad