Flet Perlat Kapisyzi: Asnjë Tire s’mund të nëpërkëmbë punën e mjekëve, duhet të na besoni më shumë…

0
250
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, ishte i ftuar në “Radari Informativ”në ABC, ku tha se familjarët nuk ndalohen që të sjellin ushqime për të afërmit e tyre, që janë të shtruar në spital.

I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në spitalet e kovid, Kapisyzi theksoi s’e asnjë lajm negative, nuk mund të hedhë poshtë sakrificën e personelit mjekësor.

“Asnjë lajm dhe asnjë Tire”, tha Kapisyzi nuk mund të nëpërkëmbë punën e palodhur të personelit , duke shtuar: “Unë do të theksoja se lajm duhet bërë sakrifica puna e personelit dhe asnjë Tire apo asnjë prangosje nuk mund të nëpërkëmbë dhe të nënvlerësojë punën e palodhur të atij personeli. U dha një mesazh sikur ajo ka qëndruar pa ngrënë. Më thuaj se çfarë mase duhet të marr unë që të zbuloj se kanë apo jo lidhje familjare”, shprehet Kapisyzi.

I ndalur tek procesi i vaksinës, drejtori i spitalit “Shfeqet Ndroqi”, u shpreh se më rëndësi është marrja e saj sepse në 95% të rasteve, vaksinat shpëtojnë jetë.

Pyetje: Sjellin familjarët ushqim akoma?

Kapisyzi: Po patjetër sepse ndikon në anën psikologjike. Unë e kuptoj që krahas pandemisë është edhe pandemia e rraskapitjes. Pasi përveç personelit  edhe familjarët janë të lodhur dhe unë ju them që duhet të na besoni sa më shumë.

Dy vdekje të dyshuara nga vaksina Sinovac?

Kapisyzi: Pas aksidentit të bukur që ndodhi. Pra marrja e vaksinës, as unë askush nuk e mendonte që do të vinte kjo ditë që ne të siguronin kaq shumë vaksina dhe nuk më shkon kurrë ndërmend të them mos e bëni këtë vaksinë. Këto vaksina pothuajse në 95% të rasteve shpëtojnë jetën.

 

Zjarr Tv Ad