Flet pronari i hoteli të sulmuar me kallashnikov: Dyshoj se objektiv ka qenë djali im

0
210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Flet pronari i hotelit në Tushemisht të Pogradecit, ku u qëllua me armë kallashnikov mëngjesin e sotëm me rreth 100 plumba.

Jetmir Muçllari shprehet se ngjarja ka ndodhur rreth orët 04:40 dhe se kanë qenë dy persona ata që kanë shkrehur karikatorët e kallashnikoveve drejt makinave të parkuara dhe hotelit.

Jetmir Muçllari: Ngjarja në orën 4:40 min. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turisteve.

Muçllari shton se është kërcënuar si familje dhe se dyshon që atentati ka lidhje me djalin e tij. Ai tha se edhe para një viti i kanë djegur makinën djalit të tij për shkak të një konflikti verbal.

Jetmir Muçllari: Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. Edhe para një viti kanë djegur makinën e djalit, për shkak të një konflikti verbal me dy persona, njeri prej të cilëve u dënua nga Gjykata e Pogradecit për zjarrvënie të qëllimshme. I kam denoncuar me emra autorët, por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi këtu ju kërcënohet jeta. Nuk jemi në 1997

Zjarr Tv Ad