Flet Rakacolli: Ja se çfarë mund të na çojë në mbyllje të dytë/ Ja dy kushtet që duhen parë…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Javët e fundit në vend, janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Corona*virus, ndërsa frika për një izolim të dytë, është e pranishme. Që prej të enjtes së kaluar, ka nisur zbatimi i mbajtjes së maskës sapo del nga shtëpia, si një nga masat parandaluese për përhapjen e infeksionit.

E ftuar në “Wake Up”, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tregoi skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë, dhe që sipas saj, lidhen kryesisht me numrin e personave që humbin jetën, si dhe të atyre që kanë nevojë për kujdes spitalor.

Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim, për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve.

Natyrisht, që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft.

Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre.

Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë, janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre, që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave, mund të na çojë në atë masë, deklaroi Rakacolli.

Shtetet fqinjë si Italia, Greqia kanë nisur zbatimin e protokolleve të reja më të rrepta, për sa i përket sistemit arsimor, por edhe të  lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve të bizneseve. Janë rikthyer kufizimet e lëvizjes me orare, por dhe baret e restorantet në shtete të ndryshme të Evropës, po shkojnë drejt mbylljes.

Zjarr Tv Ad