Flet Sali Berisha: Unë nuk e kam vizituar kurrë Enver Hoxhën…

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I-sh-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se në karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka vizituar Enver Hoxhën dhe asnjëherë familja e tij, nuk e ka kërkuar atë si mjek për të vizituar Hoxhën.
Gjithashtu, Berisha tregoi se; e kishte patur ofertën për të qenë mjek i Klinikës Special, por që nuk ka dashur ta pranojë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?
Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qënë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon.

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk e kam pranua?

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha:Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimve e shkencore. Faktikisht mjekët aty ishin shoqërues. Por unë nuk kam pësuar asgje nga ky refuzim. Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën.

Zjarr Tv Ad