Flet Sandër Lleshaj: E kuptoj dhimbjen e familjes që kanë humbur djalin, kam humbur vetë një fëmijë…

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj, ka folur lidhur me dorëheqjen e tij, ku ka bërë të ditur se; ky ishte një akt njerëzor, moral dhe politik.

Gjithashtu Lleshaj është shprehur se; nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen, ku ka shprehur dhe keqardhjen për familjen që ka humbur djalin. Lleshaj ka thënë se e kupton shumë mirë çdo të thotë të humbësh një fëmijë, pasi edhe vetë ka humbur një fëmijë.

“Qëllimi është i thellë moral. Unë kam pasur fatin e keq që ta kuptoj vetë se çfarë do të thotë humbja e një fëmije. Nuk e kam treguar, por e kam përjetuar vetë. Dhe jam shumë i prekur nga fakti që një familje shqiptare me shumë dinjitet ka humbur një fëmijë për veprimin apo mos veprimin të një punonjësi të Policisë së Shtetit. Ky është motivi që më ka shtyrë drejt këtij hapi. Por unë e kam përmendur në intervistat e mia që kam marrë postin e kam menduar dorëheqjen dhe kjo është shumë normale”, është shprehur Lleshaj.

Zjarr Tv Ad