Flet Sazan Guri: Nuk mbaj maskë, kam puthur plaka/ O je shtatzënë o nuk je, o ka kovid o nuk ka

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sazan Guri, ka shfaqur skepticizmin e tij lidhur me vaksinat dhe procesin e vaksinimit. Ai madje, ngriti dyshime edhe lidhur me mënyrën e transmetimit të kovid. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse ai vetë e kishte kaluar kovidin, Guri tha se ka kaluar 2 herë një gjendje gripi. “Isha përgatitur për grip dhe grip kalova”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk ka kryer test dhe nuk ka respektuar asnjë masë.

“Nuk mbaj as maskë, as test as distancë, kam puthur plaka gjithandej. Ajo asimptomatik është gënjeshtër. O je shtatzënë o nuk je, o ka kovid o nuk ka”, tha Guri.

Ndërkohë , ai kundërshtoi mënyrën e takimit të njerëzve me grusht, duke thënë se pëllëmba ishte e përgatitur për prekjet që prej krijimit të njeriut.

“Po të jetë për takimet, kjo ka 3 milion vjet që është bërë për të prekur, me pëllëmbë nuk e merr kurrë”, u shpreh ai. Lidhur me vaksinimin, Guri tha: “Çuditem si ka mundësi një prind t’i bëjë vaksinën, që fëmija kur të rritet të thotë ma bëri, tezja, mamaja babai”, u shpreh Guri.

Zjarr Tv Ad