Edmond Sala, vëllai i Arjan Salas që humbi jetën në një magazine, në Tiranë ka treguar momentet e fundit me vëllain e tij.
Edmondi thotë s’e Arjanin e ka takuar për herë të fundit, një natë para se të humbte jetën. Ai thotë s’e Arjani ka lënë pas, një djalë 4 vjeç i cili ende nuk e di për ngjarjen e rëndë.
Ai thotë se Arjani kishte filluar të punonte për të mbajtur familjen, që në moshën 18-vjeçare, ndërsa në vendin ku ndodhi ngjarja, kishte katër vite që punonte.
Arjan Sala është “Dëshmor i Atdheut”, dha jetën e tij për të shpëtuar dhjetëra të tjera.
Në darkë e takova për herë të fundit. Ai e merrte shërbimin në 13:30 ai e merrte punën në orën 14:00, por shkonte më herët. Faktikisht mua më mori në telefon një mikesha ime aty se shpejt se ke Arjanin. Çfarë ka ndodhur, ke Arjanin tha, shpejt. Kam vajtuar aty, isha me gjithë nusen time. E ndjeva që nuk do shihja më, gjitha ai tym nuk kishte shanse. Shkova deri tek shkallët, por ishte e pamundur.”
Sa vite kishte që punonte?
Kishte 4 vite që punonte aty. Ai ka filluar që të punonte që kur ishte 18-vjeç. Djali i tij nuk e di e ka me fëmijët e mi. Nuk e di as vetë se si do ia them. Ai është mësuar që del jashtë, se në orën ai mbaronte shërbimin.