Flet xhaxhai i Klodian Rashës: Nipi im doli për të pirë kafe/ Në dorë kishte dy kokrra hurma, të zbardhet ngjarja…

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhaxhai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që humbi jetën rreth orës 01:45 si pasojë e mosbindjes së urdhrit të ndalimit nga policia, kërkon që ngjarja të zbulohet deri në fund.

Ai tha se nipi i tij nuk ka pasur armë me vete, ndërsa thotë se ngjarja fillimisht iu njoftua në mënyra të ndryshme:

“Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka humbur jetën. Djali ka dalë për të pirë kafe. Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund.Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë në shtëpi. Apelin policisë prej nesh që këtë punë ta zbardhë deri në fund si të jetë në punë”.

Viktima ka qenë i dënuar më parë për  “Heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016”.

Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Policia njofton se; i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë, punonjësi i policisë ka shtënë mbi të dhe për pasojë 25-vjeçari, ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë policia njoftoi se; gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad