Flora Brovina e pranon se fotografia mund të jetë falsifikuar

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas intervistimit të në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në një konferencë për media e ka pranuar se fotoja e publikuar nga vet ajo dje, mund të jetë e falsifikuar, raporton “Zëri.info”.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, tha ajo.

Brovina po ashtu tha se kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.

“Unë kam shumë dokumente për të dëshmuar gjenocidin. Në prokurori jam në cilësinë e dëshmitares”, tha Brovina.

 

Zjarr Tv Ad