Florian Marku flet pasi mundi anglezin me nokaut

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Florian Marku ka shënuar fitore në duelin me anglezin Tommy Broadbent, në Londër.

Marku arriti të triumfonte me nokaut, duke mbajtur premtimin e dhënë para përballjes.

Pas duelit, luftëtari shqiptar është shprehur shumë i lumtur me fitoren, dhe ka falënderuar gjithë përkrahësit e tij.

‘Fitova në raund të katërt me nokaut. Kundërshtari më shumë ka vrapuar se sa ka boksuar. Ne vazhdojmë para me kokën lartë. I falënderoj te gjithë shqiptarët që ishin të pranishëm te ndeshja. Shihemi prapë më 20 shtator’, tha Florian Marku pas duelit, përcjell lajmi.net.

Marku ishte spektakolar, duke mos i dhënë shanse kundërshtarit për ta rrezikuar.

 

Zjarr Tv Ad