Floriana Garo: Koha kur kandidatët paguanin Bashën për të blerë postet ka marrë fund!

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas miratimit të kandidaturave që do të votohen nesër në primare, për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki dhe reagimit të deputetit Lulzim Basha, Komisioni i Rithemelimit ka bërë një deklaratë për mediat.

Drejtorja e Komunikimit, Floriana Garo shprehet se demokratët do të përfaqësohen në 6 mars me kandidatët që kanë përzgjedhur me votë dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama.

Gjithashtu, Garo shton se ka marrë fund koha kur kandidatët blinin të drejtën e kandidimit duke paguar te Lulzim Basha.

Deklarata

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit sot ka respektuar vullnetin dhe iniciativën e figurave të Partisë Demokratike për të kandiduar.

Nesër do të jenë demokratët që për herë të parë do kenë mundësi të zgjedhin vetë kandidatët e tyre përmes parimit një anëtarë një votë!

Koha kur kandidatët blinin të drejtën e kandidimit duke paguar haraçin tek Lulzim Brava ka marrë fund.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, demokratet do të përfaqësohen të lirë dhe me dinjitet me kandidatët që kanë përzgjedhur vetë dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama!

Nesër votojmë kandidatët e fitores dhe opozitës së vërtetë!

Vetëm të bashkuar do sjellim shpresë dhe fitore!

Zjarr Tv Ad