Drejtorja e Komunikimit në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo, ka reaguar ndaj një tjetër video të transmetuar nga Fiks Fare, lidhur me procesin e mbledhjes së firmave të delegatëve për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.
Për të dytën ditë radhazi, pas asaj të Sarandës, Garo sqaron se formulari i gazetares që paraqitet si delegate, griset dhe hidhet në kosh pas verifikimeve.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Fushë Krujë.
Reagimi
Skema e mashtrimit te Fiks shenon nje rekord te ri!
Gazetarja dhe emisioni Fiks Fare kane marre persiper nje mision te ri ne mbeshtetje te peng-kryetarit te PD.
Ajo kerkon nje formular duke mashtruar dhe duke u paraqitur si delegate. Per te sqaruar:
1- Menjehere pas firmes dhe verifikimit se gazetarja eshte delegate e rreme- krejtesisht FAKE, formulari i firmosur prej eshte grisur dhe hedhur ne kosh.
2- Ajo duke e ditur kete nuk shkon te verifikoje nese emri i saj gjendet ne listen e deges se Fushe-Krujes, pasi e di se ai nuk ndodhet, e me siguri do te skuqej nga turpi per investigimin e mashtrimin qe bejne si staf me vetedije te mjere.