Floriana Garo u drejtohet mediave: Kijeni parasysh kur cilësoni pozicionet e këtyre demokratëve

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e Komunikimit në Grupin e Rithemelimit të PD, Floriana Garo me një deklaratë për mediat ka kërkuar që të mos bëhen cilësime të gabuara për sa i takon pozicionit që mbajnë Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Garo sqaron gjithashtu se sipas vendimit të gjykatës për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit, Alibeaj nuk është kryetar i komanduar i PD, por kryetar i grupit parlamentar ndërsa Bardhi dhe Tabaku janë vetëm deputetë.

Njoftimi i Plotë i bërë nga Floriana Garo:

“Te dashur kolegë,
Regjistrimi nga gjykata i statutit të 11 Dhjetorit te Partisë Demokratike, (të premten- 25 Mars) konfirmon se:

-Z. Alibejaj është vetëm Kryetar i Grupit Parlamentar, jo Kryetar i komanduar i PD.

-Z. Gazment Bardhi eshte vetem Deputet, jo Sekretar i Pergjithshem i PD.

-Znj. Jorida Tabaku eshte vetem deputete, jo Nen Kryetare e PD.

Ju lutem kijeni këtë parasysh kur i cilësoni neper lajme ne TV, gazeta e portale.”-shprehet Garo.

Zjarr Tv Ad