Fluks në portin e Vlorës, rritet numri i sporteleve

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fluks në këtë fundvit në portin e Vlorës. 1200 persona kanë mbërritur me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi  në dy ditët e fundit. Fluksi i lëvizjes në portin e Vlorës ka shënuar rritje të numrit të pasagjereve që kanë mbërritur nga vendet fqinje kryesisht Italia për të kaluar festat e fund vitit.

Mbi 1200 persona është numri i personave që kanë mbërritur në portin e Vlorës, ndërsa në rritje në këto ditë të fundit të vitit është edhe numri  i pasagjerëve në ikje, me shifrat që shkojnë në rreth 600 persona. Autoritet portuale kanë konfirmuar se ketë dhjetor, fluksi është rritur me rreth 10-deri në 15% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Festim Skëndaj, shef i përpunimit të trageteve në portin e Vlorës, konfirmon se fluksi pritet të vijojë i tillë edhe në ditët e mbetura të dhjetorit, referuar prenotimeve, madje deri në date 31 dhjetor

Ne dy ditet e fundit fluksi ne port ka shenuar rritje. Vetem këtë mengjës,me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi kanë mberritur rreth 400  persona,ndërsa mbi 800 kanë mbërritur një ditë më parë.  Trageti i linjës Vlorë-Brindizi ka mbërritur në port vetëm rreth orës 9 e 30 minuta

Nderkohe në port po punohet aktuialisht me 10 sportle, nga katert të tillë që funksionojnë në ditë tëe zakonshme të vitit.

Zjarr Tv Ad