Fluks shkeljesh!/Policia e Fierit ‘fundos’ me gjoba 3279 drejtues mjetesh, 15 në pranga(VIDEO)

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore e qarkut Fier ka arrestuar 15 drejtues mjetesh, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit. Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3279 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

•145 masa administrative për pasagjerë jashtë vendeve të caktuara, për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020;

• 1177 masa për parakalime të gabuara;
• 566 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 194 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 1197 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë janë dërguar në OASH 221 drejtues mjetesh, 23 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Zjarr Tv Ad