Fluks vizitorësh nga Rusia, Finlanda diskuton ndalimin e vizave turistike

0
19
MOSCOW REGION, RUSSIA - JULY 2, 2020: Russia's President Vladimir Putin holds a video conference meeting of the Pobeda [Victory] Russian Organizing Committee at Novo-Ogaryovo residence. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS (Photo by Alexei DruzhininTASS via Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria finlandeze po vihet nën presion për të mbyllur kufirin lindor të BE-së me Rusinë.

Shteti rus lehtësoi kufizimet e saj kufitare lidhur me COVID në mes të korrikut, për herë të parë që nga periudha para pandemisë. Shtetasit rus që janë të pajisur me viza Shengen tani mund të kalojnë ligjërisht kufirin, edhe pse atyre u ndalohet të udhëtojnë në BE me avionë.

“Rusët kanë filluar të vijnë. Turizmi i blerjeve ka qenë gjithmonë një nga arsyet kryesore pse turistët rusë vijnë në Finlandë, edhe nëse vijnë vetëm për një ditë,” tha për Euroneës Juho Pesonen, profesor i biznes- turizmit në Universitetin e Finlandës Lindore.

Shifrat absolute tani nuk janë të mëdha: Deri më tani gjatë muajit korrik ka pasur rreth 176,000 kalime kufitare. Kjo është një shifër shumë më e ulët se përpara pandemisë, kur gjatë korrikut të 2019-ës kishte afro 950,000 kalime, me dhjetëra mijëra rusë që vinin çdo ditë.

Lappeenranta, qyteti kryesor në Finlandën juglindore, grumbullonte rreth një milion euro të ardhura ditore përpara pandemisë, falë fuqisë blerëse të rusëve.

Finlanda është tani vendi i fundit i BE-së në kufi me Rusinë që ende lëshon viza turistike për rusët, ndërsa vende të tjera si Polonia dhe vendet baltike i kanë bllokuar ato.

Ndërkohë një zëdhënës i Kremlinit tha këtë javë se Moska “do të reagojë shumë negativisht” nëse Helsinki ndjek shembullin e këtyre vendevedhe lidhur me pezullimin e vizave për shtetasit rus.

Zjarr Tv Ad