Flutura Açka: Lideri ynë i madh global nuk është veçse një mizogjin i vogël endemik

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri ynë i madh global nuk është veçse një mizogjin i vogël endemik

Shqiptarët e panë dje me zë e figurë kryeministrin Edi Rama: se sa i dashur, sa i qetë, sa i durueshëm ishte në përgjigjjet e tij ndaj deputetëve burra, dhe: sa agresiv, sa fyes, sa sulmues ishte në përgjigjjet e tij ndaj deputeteve femra, të cilave u kujtonte zërin, shkollën, moshën e gjithfarë.

Ky është Edi Rama. Le të bëjë kabinet me zonja si të dojë, le të ndërrojë sa të dojë zonja në jetën e tij, ai është një mizogjin vulgar endemik. Madje nga sekti më i neveritshëm, ai me pushtet. Disa puthadoras e puthadorase të tij, thanë se u mbroj me dinjitet para Komisionit Hetimor dhe se kishte integritet.

Po, natyrisht, “Edhe hienat kanë integritet, por prapë hiena janë”, shkruan Jonathan Franzen.

Zjarr Tv Ad