Deputetja e PD-së, Flutura Açka, duket se idhullin e saj në politikë ka Lulzim Bashën, ashtu siç ky i fundit ka Fluturën në fushën e letrave.
Para më shumë se një viti, Açka deklaroi publikisht se jepte dorëheqjen nga çdo funksion partiak në PD dhe këtë e arsyetonte me humbjen e PD në zgjedhjet e pjesëshme lokale të 6 Marsit.
Deputetja e lajmëroi dorëheqjen nga postet partiake më 8 Mars të 2022-shit.
“Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria”, shkruante Açka asokohe.
Por, edhe më keq se Luli, Flutura e dorëhequr merrte pjese në mbledhjet e PD-së së vulës, Luli ca kohë i ndoqi mbledhjet “on line”.
Po s’është vetëm kaq. E dorëhequra nga Kryesia e PD mori pjesë edhe në mbledhjen maratonë që nisi më 6 qershor dhe përfundoi më 7 të qershorit 2023, mbledhje nga e cila një pjesë deputetësh e anëtarë kryesie mezi dolën nga godina për shakak të sulmeve të mercenarëve të Bashës.
Flutura sigurisht nuk u rrezikua sepse zgjodhi të ishte pro idhullit të saj politik, i cili e ka këshilluar të jetë në mbledhje e dorëhequr për kuorum.