Fluturat që pinë lotët e zogjve të përgjumur

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shkencëtar në Amazona është përballur me një pamje shumë të rrallë kohët e fundit: një lloj fluture nuk bënte gjë tjetër veçse pinte lotët e zogjve të përgjumur. Herpetologu Leandro Moraes ishte në kërkim të amfibëve dhe zvarranikëve përgjatë lumit Solimões në Brazil, kur ai ndeshi në këtë rast të veçantë.

Zogu, i cili ishte dukshëm i bezdisur, kishte një sy të hapur ndërsa një flutur jo e vogël filloi të pinte me sqep lotët e zogut.

Besoni apo jo, flutura (dhe insekte të tjera) kanë qenë prej kohësh të njohura për pirjen e lotëve te gjitarët dhe zvarranikët.

Kjo praktikë mendohet të jetë një mënyrë për të plotësuar dietën e tyre me natrium dhe proteina.

Kur krijesat me të cilat ato ushqehen nuk kanë lot, ato kërkojnë në zona të tjera me përmbajtje të lartë kripe, si baltë, urinë, mish i prishur, djersë dhe gjak. Lotët kanë 200 herë proteina më tepër se sekrecionet e tjera, kështu që nëse insektet nuk janë në gjendje të marrin sasinë e duhur të proteinave nga dietat e tyre të rregullta, ato kthehen tek këta zogj. Procesi nuk duket të irritojë ose dëmtojë zogjtë në asnjë mënyrë, edhe pse disa shkencëtarë pyesin nëse mund të çojë në infeksione të syve të tyre gjatë procesit.

 

 

Zjarr Tv Ad