Çmimi i naftës është rritur pas dy sulmeve ajrore në raniferitë në Arabinë Saudite ku u shaktërrua më shumë se 5% e furnizimit gobal.
Statistikat tregojnë se çmimi është rritur me mbi 10% duke shkuar në 66.28 dollarë për fuçi.
Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit mbrëmjen e së dielës. Ndërkohë që presidenti Trump autorizoi zhbllokimin e rezervave të naftës në Strategic Petroleum Reserve.
Në SHBA çmimi u rrit me 8.9% më shumë duke shkuar 59,75 dollarë për fuçi.
Analistët paralajmëruan se çmimet ka të ngjarë të jenë të paqëndrueshme.
Sulmet ajrore mbi rafineritë çuan në shkatërrimin e afërsisht 5% të prodhimit të globit.
Rritja e qëndrueshme e çmimeve të karburantit mund të jetë kërcënimi i fundit në ekonominë botërore ndërkohë që është nën presion të konsiderueshëm nga lufta tregtare e SHBA-së dhe Kinës.