“Fly Ernest”, shtyn me 32 orë fluturimin Milano-Tiranë

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fluturimi Milano-Tiranë ishte parashikuar në orën 08:30 të mëngjesit të datës 4 janar, ndërkohë që pa asnjë njoftim dhe asnjë arsye është shtyrë për në orën 16:45 të ditës së sotme (5 janar).

Një javë më parë Enti Nacional i Italisë për Aviacionin Civil i pezulloi licencën e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’.

Prej 29 dhjetorit kësaj kompanie, e cila operon edhe në Shqipëri, nuk i lejohet shitja e biletave.

Por ‘Fly Ernest’ do vijojë aktivitetin deri më 13 janar 2020 për shkak të biletave tashmë të shitura.

Pezullimi erdhi si pasojë e mosrespektimit të normativave evropiane nga kompania e fluturimeve.

‘Fly Ernest’ do të mbahet nën vëzhgim dhe do të monitorohet ENAC.

Në rast se realizon kërkesat dhe normativat europiane pezullimi mund të hiqet.

Zjarr Tv Ad