FMN: Italia rrezik global

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fondi Ndërkombëtar Monetar ka parashikuar se rritja ekonomike për Italinë përgjatë vitit 2018 do të jetë në kuotën 0.6% , nga më të ulëtat ndër ekonomitë kryesore botërore.Pa harruar se rritja ekonomike e premtuar nga qeveria italiane u bë objekt debati e kontraditash me institucionet e Bashkimit Europian.Reforma ekonomike e miratuar së fundmi nga qeveria Conte kishte garantuar një rritje të PPB në 1% , por analizimi i situatës nga FMN e Banka Italiane parashikojnë një zhvillim ekonomik shumë të ulët e në nivelin e 0.6%.Sipas ekspertëve të ekonomisë një për qindje e tillë do të kërkojë me domosdoshmëri një manovër ekonomike shtesë korrigjuese për të respektuar paktin me Brukselin.Ndaj deklaratave shqetësuese të FMN kanë reaguar menjëherë anëtarë të qeverisë italiane.Zëvendëskryeministri, Matteo Salvini, me tone të ashpra është shprehur: “Mendoj se FMN është një rrezik për ekonominë globale me parashikimet e saj të gabuar, pak të suksesshme e mjaft shkatërruese.”I të njëjtit mendim është dhe ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria, i cili tha se nuk beson që Italia është një rrezik as për BE dhe as për ekonominë globale.

“Mendoj, tha ai, se rreziku vjen nga politikat këshilluese të FMN-së.”

Ndërsa zëvendëskryeministri, Luigi Di Maio, u shpreh se nuk mund të pranojë deklarata të tilla ndaj Italisë.

Ne, tha ai, po ndërtojmë një shtet të ri social dhe  nuk dorëzohemi përballë atyre që e konsiderojnë Italinë një shkatërrim ekonomik.

 

Zjarr Tv Ad