Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar qeverisë shqiptare për transparencën e koncensioneve të PPP-ve.
Në një postim në Facebook, Meta thotë se është domosdoshmëri që qeveria të bëjë publik emrat e kompanive fituese që kanë të bëjnë me PPP-të për tërmetin dhe fondet e rindërtimit.
Sipas ish-Presidentit, qeveria duhet të bëjë patjetër transparencë përpara shqiptarëve.
Postimi i Ilir Metës:
Mbështes deklaratën e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë shqiptare për domosdoshmërinë e publikimit të kontratave të prokurimit publik dhe emrave të kompanive fituese, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe fondet e rindërtimit për tërmetin. Është e domosdoshme që pa vonesë, Qeveria të bëjë transparencë para shqiptarëve.