FNSH kontrolle të befasishme në Vlorë, për kapjen e personave në kërkim

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme kontrolle të befasishme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se qëllimi ishte kapja e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarr e drogë.

Efektivë të këtij reparti janë nisur nga Fieri në drejtim të qytetit bregdetar dhe kanë ushtruar kontrolle në disa zona që konsiderohen me risk, ku dyshohet se qëndrojnë persona në kërkim apo të skeduar nga Policia.

Po ashtu, mbrëmjen e djeshme ekipet e FNSH-së së Fierit kanë asistuar Policinë e Elbasanit për lokalizimin dhe arrestimin e një personi që shpërndante heroinë në qytet. Nga kontrolli në shtëpinë e tij, u gjet më shumë se gjysmë kilogram heroinë.

Zjarr Tv Ad