Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia greke ka dhënë alarmin se një 27-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë.
Referuar informacionit të policisë, Antonia Nikolla nga zona e Heraklion, Kretë, ka patur kontaktin e fundit me bashkëshortin e saj.
Ao ka folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht dhe që pas asaj telefonate nuk dihet më asgjë për të.
Familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka nisur kontrollet por pa asnjë rezultat deri më tani.
Autoritetet greke kanë publikuar të dhënat e 27-vjeçares shqiptare duke kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve mbi fatin e shqiptares.