Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me mosdekretimin e Genc Cakajt si ministër të Jashtëm.
Ky reagim vjen pas deklaratës së bërë nga ish ministrja e jashtme e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të jashtëm Gent Cakajn.
Ajo e quajti vizionar dhe kombëtar vendimin e Metës.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter” Rama thotë se edhe Edita Tahiri, bashkohet me ca qyqarë që salutojnë vendimin e Ilir Metës.
“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”- thotë Rama.