Foltorja e Beratit/ Astrit Veliaj: Duhet t’i bashkohemi të gjithë këtij kuvendimi

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Astrit Veliaj, ka bërë thirrje që të gjithë demokratët dhe jo vetëm, të bashkohen sot me Foltoren e Beratit. Sipas tij, vetëm Sali Berisha ka pasur një projekt për ringritjen e Beratit.

postimi i plotë

Sot, në orën 17.00, tek Pallati i Kulturës vjen në Berat për të sjellë flakën e modernizimit politik dhe demokracisë autentike, ish-kryeministri, Prof. Dr. Sali Berisha.

Do ishte në nderin e gjithësecilit prej nesh t’i bashkoheshim këtij kuvendimi kombëtar, rreth intelektualit erudit, politikanit më të suksesshëm dhe më me ndjeshmëri ndaj njerëzve dhe krahinës, në të gjithë historinë tonë politike.

Doktor Berisha ishte dhe mbetet shtetari i vetëm me një projekt për ringritjen e Beratit dhe kthimit të tij në një qendre ekonomike dhe universitare rajonale, udhëkryq rrugësh kombëtare, me perspektiva turistike dhe zhvillimi të qëndrueshëm rural, si një zonë që mund të përfitonte nga pikëpamja ushtarake nga aderimi prej tij në NATO, si një qytet 2400-vjeçar, që kishte jo vetëm një të shkuar, por edhe një të ardhme të ndritur.

Të investojmë sot tek ky projekt ringjalljeje demokratike, si një transformim i një partie historike dhe modernizimi i të gjithë klasës politike, si një pikënisje e një qeverisjeje të ardhshme, ku Beratit do i kthehet vëmendja dhe investimet strategjike të munguara prej vitesh.

Zjarr Tv Ad