I pranishëm në ‘Foltoren’ e radhës që u mbajt në Korçë, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka vlerësuar pjesëmarrjen e lartë dhe entuziazmin e demokratëve.
Në fjalën e tij pas takimit, Balliu theksoi se kjo ‘foltore’ po rikthen energjinë dhe entuziazmin për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës.
Qëllimi themelor i saj, tha Balliu, është përballja me armikun numër një i cili e ka emrin Edi Rama.
Balliu: Është një moment i cili po rikthen entuziazmin dhe energjinë për t’u përballur me regjimin dhe për t’u përballur me gjithë krimet që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.
Në këtë aspekt ajo që vlen për t’u vlerësuar është që ‘Foltorja’ ka për qëllim bashkimin e gjithë demokratëve në gjithë Shqipërinë.
PD me anë të kësaj ‘foltoreje’ dhe me Kuvendin që do të bëhet së shpejti do të bashkohet dhe do të jetë gati për të përmbysur një herë e mirë regjimin e Ramës. Qëllimi themelor i kësaj ‘foltoreje’ është bashkimi i demokratëve për t’u përballur me armikun numër një që e ka emrin Edvin Kristaq Rama.