Ditën e sotme në orën 18:00 në Kinema Milenium, ish-Kryeministri Sali Berisha, do të zhvillojë në Shkodër takimin e 5-të me bazën e Partisë Demokratike, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
Lideri historik i PD-së, fton demokratët të bëhen e pjesë e “foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar dhe më të fortë”.
Ish-Kryeministri ka nisur gjithashtu mbledhjen e 1500 firmave, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Edhe Kryetari i FRPD në Shkodër, Arvit Bushati, do jetë i pranishëm në Foltoren e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ora 18:00 në Kinema Millenium.
‘Mendoj se ka ardhur koha që një serë diskutimesh e debatesh të hapen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jemi edhe më të fortë në përballjen tonë kryesore, atë me Edi Ramën’, shkruan Bushati në Facebook.