Foltorja përtej demokratëve

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Andi Bejtja 

Mbrëmë, teksa nismëtarët e Foltores po dorëzonin 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit, në shtëpinë time zhvillohej një tjetër debat. Njëri prej fëmijëve duhet të gjente një uniformë të veçante, ekstra, pasi në shkolle do të vinte për vizitë zv. Ambasadori Anglez, mesa kuptova për Ditën e të Rënëve…

Shkurt dhe shqip duhej respektuar dhe me uniformë ekstra. Duket sikur këto dy këto ndodhi nuk kanë fare lidhje me njëra-tjetrën, por në fakt kanë shumë.

Kjo Foltore në rrethanat në të cilat ndodh, që nga Non Grata e Sali Berishës, mosha e tij, ndërhyrja brutale e një Ambasadoreje në punët e brendshme të një Partie Politike, reagimi i një pjese të kupolës së kësaj Partie si Zyrë Përmbarimi e kësaj Ambasadoreje, janë nga ato ngjarje që ndodhin një herë në 100 vjet dhe o e lënë demokracinë dhe shoqërinë në vend, o e çojnë më mbrapa, o çlirojnë një brez të tërë nga Gogoli i Ambasadorokracisë pse jo dhe përtej konceptit.

Ndaj, misioni i Foltores është ndoshta pa vetëdije përtej demokratëve dhe shumë përtej opozitës. Foltorja i jep një shans jo vetëm politikës shqiptare të mos bëhet me një zyrë Përmbarimi e Ambasadave ciladoqofshin, rrëzon njëherë e mirë mitin e Ambasadorokracisë në shoqëri, sjell sovranitetin të varrosur për dekada dhe çliron një gjeneratë të tërë nga këto makthe të injektuara me vite e vite nga servilizmi dhe mungesa e dinjitetit ndaj të huajve.

Pas përfundimit me sukses të misionit të Foltores, nuk besoj që do ketë më shqiptarë që do të duan të bëjnë foto me Ambasadorët rrugëve dhe shkollës së djalit tim, nuk do t’i shkojë ndërmend të ftojë ndonjë zv/ambasador për vizitë në shkollë. Ndaj, suksesi apo dështimi i Foltores do jetë automatikisht dhe suksesi ose dështimi i një gjenerate.

Zjarr Tv Ad