“Foltorja” rikthen Berishën pas disa vitesh në Tropojë, pritet me fishekzjarre dhe flamuj kuq e zi

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Foltorja” ka rikthyer ditën e sotme  ish-kryeministrin Sali Berisha në Tropojë. Ky takim vjen pas disa vitesh ku berisha nuk ka qenë prezent në qytetin verior, teksa ka ftuar të gjithë demokratët t’I bashkohen dhe të bëhen gjithashtu pjesë e Kuvendit Kombëtarë që ka thirruri ish-kryeministri.

Berisha është duke u pritur me entuziazëm nga demokratët dhe mbështetësit e tij. Duket nga pamjet se është pritur me fishekzjarre dhe flamuj kuq e zi.

“Foltorja” e Berishës vjen pasi ish-kryeministri ka zhvilluar një sërë takimesh në disa qytete të vendit, me mbështjetje gjithashtu edhe të disa deputetëve demokratë .

Përmendim këtu , Isuf Çela, ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj, deputeti i PD-se, Flamur Noka, ish-deputetet Aleksandër Biberaj, Florion Mima, Klevis Balliu, si dhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i Forumit Rinor të PD.

Kujtojmë se PD sëfundmi është përfshirë në një stuhi debatesh dhe përplasjesh midis Berishës e mbështetësit të tij dhe Bashës e mbështetësit të tij.

Kujtojmë që Berisha e ka thirrur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor kurse Basha më 18 dhjetor. Se si do të vijojnë të rrjedhin ngjarjet brenda partisë opozitare më të madhe në vend./ Shqip

Zjarr Tv Ad