‘Foltorja, shpresë për rininë’, Balliu: S’ka vendim anti-amerikan, ne mblidhemi për vendimin e Bashës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka theksuar edhe njëherë tjetër se foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ngjallur shpresën te demokratët dhe më e rëndësishmja te të rinjtë të cilët i janë bashkuar aksionit.

I ftuar në ‘Opinion’, sipas Balliut, nuk ka grupim anti-amerikan në PD, pasi delegatët po mblidhen për vendimin e Lulzim Bashës, që kur është Basha amerikan?

Balliu: Përshypja ime mbi sondazhin dhe në bazë të shifrave mbi qarqet, qëllojë diku 70 % ku edhe ne kemi kapur 70 % të firmave, diku 60 % të firmave. Ajo që më bëri përshtypje është aktivizimi i të rinjve. Për mua foltorja, bashkë me rritjen e të rinjve dhe aksionin e tyre, rezulton ajo që ne e kemi parë në televizion dhe në terren. Edhe të rinjtë që i janë bashkuar foltores e shofin si shpresë.

Kemi 10 foltore dhe 10 deklarata të Bashës për foltoret, pra nuk është e vërtetë që ai nuk është aktiv.

Nuk ka grupim anti-amerikan, pasi ne nuk po mblidhemi për vendim anti apo pro amerikan. Ne po mblidhemi për vendimin e Lulzim Bashës, që kur është Basha amerikan? Nuk është çështja e tij e pranon apo jo?

Ne mbledhim 1400 apo 1500 firmat ose ¼ dhe delegatët e thërrasin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Të gjitha firmat e mbledhura dhe të verifikueshme pasi edhe Basha i njeh delegatët.

Zjarr Tv Ad