Fondacioni ‘Soros’ e konsideron “ekstremist në Ballkan”, flet avokati Goxhaj: Më kanë futur te lista e zezë duke manipuluar faktet

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj foli në studion e “Fax News” për faktin se fondacioni i Soros e ka shpallur atë “ekstremist në Ballkan”, kjo për shkak të narrativës së tij kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Goxhaj theksoi se ky fondacion e ka futur në një listë të zezë duke manipuluar video dhe citime të tij.

“Për aq kohë sa nuk u zgjodh Alimehmeti si kandidat i Tiranës, edhe pse mori më shumë vota në anëtarësi, unë thashë po shkëputem.Shihemi në maj thashë, po rri ca muaj. Protesta ime e fundit ishte me 6 dhjetor dhe e para do ishte me 16 maj. Do merrem me libra, do përfundoj atë që kam lënë në mes. Do ti, që mar vesh se fondacioni i Soros më kishte futur në listën e zezë të ekstremistëve të rrezikshëm të Ballkanit për shkak të narrativës time kundër Soros-it, kundër shpopullimit të Shqipërisë dhe sipas tyre të gjuhës time që shkakton probleme të mëdha në vend.

Ishin referuar fakteve duke i manipuluar, përkthime në anglisht të kundërta me fjalët në shqip. Unë do ta nis me një argument fare të thjeshtë, që po të jem unë avokat populli nuk do të shkelë këmbë shoqate LGBQ në shkollat nën 18 vjeç dhe ata e kanë përkthyer sikur kam thënë: Sa të jem unë asnjë këmbë personi gay s’do shkojë në shkollë. Një fëmijë 15 vjeç që mund të identifikohet vetë me orientim të tillë dhe sipas tyre unë do e përjashtoja nga shkolla, çmenduri!

Kanë manipuluar përmbajtjet e videos duke shkëputur vetëm një fjalë, unë kam thënë që brenda afganëve ka njerëz pa dokumente që duheshin analizuar, këta më kishin quajtur racist. Madje më kishin të quajtur të rrezikshëm dhe për çështjen e vaksinave”-tha Goxhaj ndër të tjera./faxweb.al

Zjarr Tv Ad