Fondet e shpenzuara nga partitë, KQZ thirrje ekspertëve kontabël

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i’u bën thirrje publike ekspertëve kontabël të licencuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2018, në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ‘Për Partitë Politike”, i ndryshuar.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha sot se ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

-Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.

-Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.

-Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e -Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.

-Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.

Auditët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 20 mars, kërkesë aplikimi dhe deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga KQZ, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2018 nga partitë politike.

“Ndërkohë, i rikujtojmë të gjitha partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2018, t’i dorëzojnë raportet brenda datës 31.03.2019. Shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, tha në mbyllje Hoxhaj.

Zjarr Tv Ad