“Fondet nuk duhet të varen nga humori i disa njerëzve”, Armand Duka: Kemi 10 herë më shumë sportistë dhe marrim 0 lekë!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolli, Armand Duka kërkon që të ketë një ndarje në përqindje në buxhetin e përcaktuar në ligjin për bastet, që do të shpërndahet për sportin dhe kulturën.

Projektligji aktual parashikon që ndarja e buxhetit të përcaktohet nga një komision i përbërë nga Ministria e Arsimit, Ministria e Financave, KOKSH-i dhe FSHF-ja. Këto komente Duka i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në ABC Neës.

“Projektligji parashikon që fondet do të ndahen nga një komision i përbërë nga Ministria e Financave, Ministria e Arsimit, Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Federata e Futbollit. Ne faktikisht kemi bërë një lloj oponence. Kemi kërkuar që këto fonde të mos jenë në dëshirën e një komisioni apo në vullnetin e atij komisioni se si t’i ndajë, por të parashikohen me një VKM apo ligj sa nga këto fonde do të shkojnë në sport, sa nga këto do të sportit do të shkojnë në futboll.

Sepse nëse do të lihet në dorë të një komisioni, të përbërë qoftë nga presidenti i KOKSH-it, Federatës së Futbollit, apo Ministrit të Arsimit, varet nga humori i tyre në mëngjes. Ajo që ne sugjerojmë është që të dihet se sa nga ky buxhet do të shkojë maksimalisht për kë, sepse është kultura dhe sporti.

Ne kemi një eksperiencë negative faktikisht. Ne kemi një buxhet jashtëzakonisht shumë modest për sportin, që vendoset dhe ndahet nga një institucion që quhet Ministria e Arsimit dhe që Federatën më të madhe në vend, që ka numër sportistësh 10 herë më të madh se të gjithë të tjerët së bashku, i jep 0 fonde, ndërsa Federata që kanë 3 sportistë marrin 10, 20, apo 25% të fundit.

Pra varet nga humori disa njerëzve. Unë them që të mos varet nga humori i disa njerëzve, por të jetë e sanksionuar se sa përqind i takon kujt”, ka thënë presidenti Armand Duka.

Zjarr Tv Ad