‘Forbes’ publikon listën e më të pasurve në botë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për të dytin vit radhazi, Jeff Bezos kryeson listën e personave më të pasur në botë. Sipas revistës “Forbes” pasuria e themeluesit të Amazone është rritur me 19 miliardi dollarë në një vit, duke arritur kështu në 131 miliardë dollarë.
Në vend të dytë renditet ‘ babai’ i Microsoft, Bill Gates me 96, 5 miliardë dollarë dhe në vend të tretë manjati amerikan, Warren Buffett me 82,5 miliardë dollarë. Mark Zuckerberg administratori i Facebook-ut ka zbritur nga vendi i pestë që ishte vitin e kaluar në të tetin me 62,3 miliardë dollarë. Michael Bloomberg, -ish kryebashkiaku i New York është ngritur me dy vende dhe është në të nëntin me 55, 5miliardë dollarë.
Ndërsa në listën e miliarderëve të rinj poshtë 30 vjeç i pari është sipërmarrësi Gustav Magnar Ëitzoe 24 vjeç. Ndërsa motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner 21 vjeç është biznesmenia e parë miliardere me biznesin e saj të linjës së kozmetikës.

Zjarr Tv Ad