Forcat ajrore të ushtrisë ruse u nisën drejt vendngjarjes me urdhër të Presidentit Vladimir Putin, pas lajmeve të para reklamonin se kishte të ngjarë që mali të ishte rrëzuar për shkak të përplasjes së një meteori apo të një anijeje aliene.
Alexey Maslov, kreu i qarkut Verkhnebureinsky ku ndodhi ngjarja, tha: “Ne po përpiqemi të gjejmë shpjegimin për këtë incident. Unë insistoj që ishte një meteor.”
Një sondazh lokal në Rusinë Lindore shkoi në përfundimin se 27 për qind e të anketuarve dëshmuan se ishte një meteor, ndërsa 33 për qind besonin se një sulm i kryer nga UFO-t.
Pamjet filmike tregojnë se thyerja masive e malit ka nisur nga rreth 390 metër lartësi ndërkohë që një grumbull i madh shkëmbinjsh, rreth 160 metër i lartë, që ka bllokuar në mënyrë të konsiderueshme lumin Burja, duke kërcënuar fshatrat me përmbytje.
Janë rrëzuar aq shumë shkëmbinj sa me ta mund të mbushen 13,600 pishina me madhësi olimpike.
Ndërkohë ushtria ruse, e dërguar në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e rënies, është duke përdorur eksplozivë për të zhbllokuar rrjedhjen e ujit të lumit.
Një burim i ministrisë së Mbrojtjes tha se një grup specialistësh janë dërguar atje “për të saktësuar arsyet e ngjarjes”.
“Duke pasur parasysh sasinë e shkëmbinjve të rrëzuar, për pastrimin e shtratit të lumit do të përfshihen njësi të inxhinierëve, forca të hekurudhës me pajisje speciale, aviacion transportues si dhe ushtria”, komunikoi një burim zyrtar.
Gjithashtu janë bërë plane për të evakuuar rreth 400 persona nga fshatrat Çekunda, Ust-Urgal dhe Elga.
Përmbytjet rrezikojnë të prishin lidhjen kryesore hekurudhore Baikal-Amur nëse ushtria nuk do mund ta zhbllokojë shpejt lumin.
I kërcënuar është edhe një stacion hidroenergjitik, i cili gjendet më poshtë, në rrjedhën e lumit Burja.