Forcat e shumta policore kanë rrethuar ambientet e televizionit”Ora”

0
289

Forca të shumta policore speciale kanë mbërritur në ambientet e televizionit “Ora” dhe të armatosura rëndë kanë rrethuar ambientet.

Në pamjet e hedhura nga gazetarja Klara Dervishi, duken policë të armatosur të cilët qëndrojnë jashtë ambienteve të televizionit të njohur, i cili është në pronësi të Ylli Ndroqit dhe bashkëshortes së tij.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm SPAK njoftoi për sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit, mes tyre edhe medias “Ora”.

Gazetarja Dervishi e ka shoqëruar videon edhe me një shënim, ku mes të tjerave shkruan: Çfarë turpi! Të ndihesh e kërcënuar nga shteti yt!!!